Rasti i fitimeve kapitale, Juventus apelon çështjen dhe ka arsye për të anuluar heqjen e pikëve

schedule12:40 - 2 Mars, 2023

schedule 12:40 - 2 Mars, 2023

Siç u njoftua pak para derbit ndaj Torinos, Juventusi bëri një ankim në lidhje me dënimin me 15 pikë në renditje të vendosur nga FIGC për çështjen e fitimeve kapitale. Një dokument i artikuluar, 90 faqe, të cilin “Tuttosport” e ka raportuar ekskluzivisht dhe që sipas asaj që raporton gazeta torineze përmban në thelb katër pika për të cilat dënimi i Gjykatës Federale të Apelit, sipas Juventusit, duhet të revokohet.

Pika e parë e apelit ka të bëjë me faktin se sipas klubit të Juventusit nuk ka asnjë ligj për të cilin klubi u dënua. Sipas klubit italian, gjithashtu në dritë nuk ka fakte të reja për këto akuza dhe përgjimet nuk konsiderohen fakte të reja duke marrë parasysh kohën e referimit.

Sipas ankimimit të Juventusit, Gjykata Federale e Apelit ka ndryshuar dhe akuzat në fshehtësi./ h.ll/abcnews.al