Sandro Tonali do të mësojë së shpejti dënimin e tij për rastin e skandaleve të basteve.
Avokatët e mesfushorit italian patën një takim ditën e hënë me Zyrën e Prokurorit të FIGC për të diskutuar përfundimisht marrëveshjen e fajësisë së klientit të tyre.
Të dyja palët shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt dujke pasur parasysh edhe situatën e ndeshjeve të ngarkuara që e pret Neëcastle. Procesi i ndjekur është praktikisht i njëjtë me atë të Nicolo Fagiolit, lojtarit të Juventus.
Marrëveshja e pranimit të fajësisë duhet të përgjysmojë automatikisht skualifikimin e parashikuar nga ligji, por duke pasur parasysh vetëraportimin dhe qëndrimin bashkëpunues të lojtarit përpara referimit, sanksioni mund të reduktohet më tej.
Sipas asaj që mësojmë, marrëveshja e mundshme mes palëve mund të çojë në një dënim 12-mujor, ndërsa përfaqësuesit e lojtarit synojnë reduktimin e dënimit në 10 muaj.
Krahasuar me atë të Fagiolit, pozicioni i Tonalit është më serioz. Ish-lojtari i kuqezinjve në fakt ka pranuar se ka vënë bast edhe për Milanin dhe Prokuroria nuk do të mund ta injorojë këtë fakt./ h.ll/abcnews.al