Në prag të ndeshjes me Everton, Thomas Tuchel , trajnei i Chelsea, ishte duke marrë pjesë në media, dhe siç pritej, ai u pyet në lidhje me mendimin e tij mbi situatën që Aubameyang është duke përjetuar në Arsenal . Për shkak të disa akteve të disiplinës, klubi i ‘topçinjve’ ka vendosur t’i heqë shiritin e kapitenit lojtarit gabonez, përveçse ta lërë atë në tribunë në ndeshjen që Arsenali zhvilloi të mërkurën kundër West Hamit.
Fakti është se Thomas Tuchel e njeh shumë mirë Aubameyang . Të dy ndanë dhomën e zhveshjes për 3 vjet, dhe falë Tuchel , sulmuesi afrikan arriti rekordin e tij më të mirë të shënimit, 39 gola në sezonin 15-16.
Vetë trajneri komentoi në një konferencë për shtyp se për të, Auba ishte “një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ne vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Mund të them vetëm gjëra të mira për të”.
Për këtë arsye, për shkak të cilësisë së tij futbollistike dhe njerëzore, ai beson se “ nuk e meriton të jetë në këtë situatë ”.
Pavarësisht kësaj, ai donte të tregonte respekt për Arsenalin , duke mos gjykuar nëse vendimi i marrë ishte i drejtë apo i gabuar: “Nuk është puna ime”, tha ai për të shmangur çdo lloj polemika. /abcnews.al