Duket se rastet e prekura me Koronavirus nuk do të mbarojnë as në futboll. 966 teste u kryen në Premier League, me 8 futbollistë që rezultuan pozitivë. Klubi i Bournemouth konfirmoi se një nga këta 8 futbollistë, është pjesë e skuadrës së tyre.
“AFC Bournemouth mund të konfirmojë se një nga lojtarët e testuar ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Emri i futbollistit do të mbahet i pazbuluar, duke ndjekur protokollin e dhënë për futbollistët pozitivë.
Jemi në një linjë me protokollin e Premier League gjithashtu, futbollisti do të futet në karantinë 7-ditore dhe më pas do të rikthehet në ambientet e klubit, për t’u testuar sërish”, shkruhej në njoftimin e Bournmeouth.
We can confirm that one of our players has tested positive for COVID-19.#afcb statement ?https://t.co/1W2yyAXVA1
— AFC Bournemouth (@afcbournemouth) May 24, 2020