Rastet për trajtim janë shtuar, spitali i Pogradecit pa një skaner

schedule16:06 - 22 Nëntor, 2020

schedule 16:06 - 22 Nëntor, 2020

Shërbimi i skanerit asnjëherë nuk është ofruar në spitalin e Pogradecit. Situata e pandemisë së koronavirusit e ka shtuar nevojën për këtë shërbim, teksa janë shtuar pacientët që i drejtohen poliklinikës që ofron vetëm bërjen e grafisë. Klodian Çollaku, laborantë pranë Spitalit të Pogradecit, tregon për ABC si veprohet me rastet më të rënduara.

“Kush është në gjendje më kritike, e çojmë në Korçë për ekzaminim. Pastaj vazhdon në Tiranë, sipas rastit apo kthehet në Pogradec”, thotë ai.

Ndërsa ky shërbim mungon, qytetarët thonë se nuk e përballojnë dot financiarisht që të shkojnë në Korçë për të kryer skanerin. Në këto kushte, ndodh që nuk e kryejnë këtë shërbim.

“Nuk e përballojmë, nuk e bëjmë”, thotë një prej tyre.

Në ambientet e Spitalit të Pogradecit janë shtuar qytetarët që kërkojnë shërbim, tanimë më që duhet të jenë edhe më vigjilent ndaj çdo simptome që mund të jenë prekur prej Covidit. Mesatarisht në ditë kryhen rreth 60 vizita, kjo e bën edhe të gjatë pritjen për të marrë shërbim mjekësorë.

“Kam temperaturë, pres radhën, bëmë analizat”, thotë një e moshuar.

Gjatë ditëve të fundit, zyrtarisht janë raportuar mesatarisht 15 të prekur ditor me koronavirus. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!