Rastet me Covid-19 arrijnë shifra rekord, ministri spanjoll i shëndetësisë pritet të japë dorëheqjen

schedule22:48 - 21 Janar, 2021

schedule 22:48 - 21 Janar, 2021

Ministri Spanjoll i Shëndetësisë Salvador Illa do të japë dorëheqjen javën e ardhshme për të bërë fushatë në zgjedhjet rajonale në Katalonjë, tha të enjten një zyrtar nga partia e tij, ndërsa autoritetet kombëtare raportuan një numër rekord rastesh të reja. Brenda 24 orëve, vendi raportoi 44,357 raste të reja me Covid-19/

“Deri të enjten e javës së ardhshme në 12 mesnatë, ai do të ketë hequr dorë,” tha Miquel Iceta, sekretari i Partisë Socialiste Katalanase, në një konferencë shtypi.

Illa, i cili ka mbikëqyrur përgjigjen e Spanjës ndaj pandemisë, ishte shprehur se do të largohej kur të fillonte fushata për zgjedhjet të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

Spanja ka raportuar shifra rekord rastesh me Covid-19 që nga fundi i dhjetorit, por një zyrtar i lartë i shëndetësisë tha se situata duket se po stabilizohet.

“Rritjet që ne po shohim po bëhen gjithnjë e më të vogla çdo ditë, gjë që nënkupton që ne kemi arritur një pikë lakimi,” tha Fernando Simon, shefi i urgjencës shëndetësore të vendit, në një konferencë shtypi të veçantë për të paraqitur të dhënat.

Simon paralajmëroi se presioni mbi spitalet do të vazhdonte të paktën javën e ardhshme. Shifrat e fundit e çuan totalin e rasteve në Spanjë në 2,456,675, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 404 në 55,041. /abcnews.al/