Rastet e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri janë ulur, epidemilogu zbulon arsyen

schedule09:48 - 21 Shtator, 2021

schedule 09:48 - 21 Shtator, 2021

Prej katër ditësh në vendin tonë ka një ulje të reduktuar të numrit të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri dhe Kosovë.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku i ftuar në studion e “ABC-së së Mëngjesit” ka zbuluar se ku frenim i rasteve ka ardhur si pasojë e fundjavës.

Sipas tij, nëse janë ulur apo ka një tendencë rritje do ta shohim në ditët në vijim.

Në qoftë se ne dje raportuam rreth 500 raste të reja në ditë, mund të them që janë rastet e fundjavës, të cilat për shumë e shumë arsye nuk tregojnë një realitet. Pra, sot, nesër, pasnesër, ne do të shohim realisht sesa janë ulur apo kemi një tendenc rritje, por këto dy javët e fundit të paktën nuk kemi një rritje siç kishim nga mesi i gushtit deri para 10 ditësh. Pra, rastet e reja janë luhatur nga 850 deri në 1 mijë raste në ditë. Kjo është një shifër relativisht e lartë për popullatën që ka Shqipëria dhe për kapacitet spitalore që po vijnë duke u ezdauruar nga dita në ditë”, u shpreh Ulqinaku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!