Rastet e mpiksjes së gjakut, Suedia pezullon Johnson&Johnson

schedule08:47 - 15 Prill, 2021

schedule 08:47 - 15 Prill, 2021

Suedia ka pezulluar përdorimin e Johnson & Johnson në pritje të një hetimi nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Në një njoftim mediatik të mërkurën, Agjencia Europiane e Barnave tha se ” përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Agjencia, e cila është përgjegjëse për verifikimin e sigurisë së vaksinave për Bashkimin Europian, gjithashtu tha se ata ende po hetojnë  rastet shumë të rralla të mpiksjes së gjakut  pas vaksinimit me Johnson & Johnson.

EMA pritet të japë një vendim javën e ardhshme.

Të martën, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomanduan që Shtetet e Bashkuara të ndërpresin përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson pas gjashtë rasteve të mpiksjes së gjakut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!