Milot Rashica është një nga lojtarët më të kërkuar në Gjermani. Pak kohë më parë u raportua edhe për një akord me RB Leipzig, por një nga drejtuesit e klubit e hodhi poshtë diçka të tillë. Me rifillimin e kampionatit pritej shumë nga djaloshi nga Vushtrria, i cili është kritikuar për paraqitjen e bërë kundër Bayer Leverkusen.
Mario Basler, i cili ka luajtur për tre sezone me Ëerder Bremen, në Sport1, u shpreh se problemi janë lojtarët, ndërkohë që i vuri në dukje një dobësi sulmuesit dardan. “Lojtarët thjesht nuk kanë cilësi dhe janë të papërshtatshëm për Bundesliga.
Rashica? Ndoshta ai tashmë ka një klub tjetër në kokën e tij. Do ishte irrituese diçka e tillë. E shoh që vërdalliset kot nëpër fushë, edhe pse është lojtar i shkëlqyer. Ndonjëherë nuk e kuptoj çfarë kërkon nëpër fushë”, tha Baisler. /abcnews.al