Rashica kërkon rezultat pozitiv me Suedinë, Ujkani: Ky lojtar më befasoi

schedule23:14 - 24 Mars, 2021

schedule 23:14 - 24 Mars, 2021

Milot Rashica vlerëson lojën e mirë të Kosovës në miqësoren e fituan 4-0 ndaj Lituanisë, ndërsa kapiteni Samir Ujkani nuk i kurseu elozhet për Mërgim Vojvodën. 26-vjeçari i Torinos, ekip ku luan edhe “gardiani” dardan, u aktivizua në qendër të mbrojtjes sonte, detyre të cilën e kreu shumë mirë.

RASHICA – “Patëm raste të mira në pjesën e parë, ku kemi mundur të shënojmë dhe të kemi siguri më të madhe. As këtë herë nuk e deshi fati që të shënoj gol, por me rëndësi është që ekipi fitoi. Kjo fitore është një motiv i madh, ishte një test i mirë në të cilin u angazhuam maksimalisht.

Tani na pret një ndeshje e vështirë me Suedinë, duhet të bëjmë shumë më shumë për të arritur një rezultat të mirë ndaj tyre. Me rëndësi është që patëm një ndeshje të mirë, por nuk kemi kohë që të gëzohemi, pasi duhet të fokusohemi menjëherë te Suedia”.

UJKANI – “Ne kemi provuar të luajmë futbolli sa më të mirë, kishte rëndësi mos të pësonim gola. Vojvoda si qendërmbrojtës ka luajtur shumë mirë. Gjithmonë mundohemi të bëjmë më mirë. Suedia dhe Spanja janë favoritët për të fituar grupin, nuk diskutohet. Do japim maksimumin gjithmonë, e dimë që e kemi mbështetjen e të gjithëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!