Rashford flet hapur për Sanchon: Do të ishte fantastike të luanim bashkë!

schedule22:38 - 1 Prill, 2020

schedule 22:38 - 1 Prill, 2020

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka folur për “Bleacher Report” sa i takon një transferimi të mundshëm të Jadon Sancho te “Djajtë e Kuq”. Në fjalën e tij, numri 10 i United tha: “Padyshim që do të ishte mirë, Sancho është një lojtar i shkëlqyer, një lojtar i brezit të ri anglez.

Padyshim është diçka pozitive të shikosh atë të bëhet lojtari që po bëhet. Shpresojmë se të gjithë mund të luajmë së bashku një ditë, që do të ishte diçka shumë e mirë për tifozët anglezë”.

Kur u pyet për ndryshimin mes tij dhe Sancho, Rashford shtoi: “Ai luan më shumë në vijë anësore, është krijues, ka imagjinatë në atë që bën dhe tenton të krijojë. Unë mendoj se ai i ka të gjitha aftësitë për tu bërë një lojtar i madh”, u shpreh Rashford.

Drejtuesit Dortmund e kanë bërë të qartë që ata nuk do të pranojnë asgjë më pak se çmimi që kanë vendosur për Sanchon, plot 100-120 milion sterlina./abcnews.al

 

Jadon Sancho