Raportuesja për Shqipërinë: BE të mbajë fjalën, të caktohet data për konferencën ndërqeveritare

schedule16:10 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:10 - 19 Tetor, 2021

Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian ka deklaruar se BE duhet ta mbajë fjalën për nisjen e negociatave me Shqipërinë. Santos theksoi se ka ardhur koha që të caktohet një datë për konferencën ndërqeveritare.

“Po e diskutoj këtë paketë pa e ditur dokumentit. Unë kam një opinion të qartë për atë që është prezantuar. Sa i përket negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ne kemi bërë kërkesat tona, ata kanë punuar, por nuk po jepet rezultati.

Gjithmonë është thënë që në muajt në vijim do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare, por kjo nuk është mbajtur dhe në fakt dua të dëgjoj një datë sepse është me rëndësi që të ketë rezultat”, u shpreh Santos. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!