Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raportuesi për Kosovën, vizitë në Prishtinë/ Osmani i kërkon heqjen e masave sanksionuese

schedule17:13 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 17:13 - 9 Dhjetor, 2025

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ndodhet në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Zyrës së BE-së Aivo Orav.

Orav shkruan në X se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, përfshirë Planin e Rritjes.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, shkruan Orav.

Takimin e parë Terres e ka patur me presidenten Osmani ku kjo e fundit theksoj se zgjedhjet lokale u zhvilluan në të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

Në këtë kontekst, e para e shtetit kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë.

Sipas presidentes, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave.

Bashkimi Europian ka treguar në mënyrë konstate mbështetje për integrimin e Kosovës por pengesat kanë ardhur nga politika e brendshme e Prishtinës zyrtare. Ata kërkojnë një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm që të çojnë përpara bashkëpunimin dypalësh, përfshirë këtu edhe arritjen e objektivave që për Kosovën janë urgjente: heqjen e masave sanksionuese dhe lëvrimin e fondeve nga plani i Rritjes.

Mbërritja e Terres vjen vetëm pak ditë përpara samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor në 17 dhjetor në Bruksel. Takimi i nivelit të lartë që bën bashkë liderët e rajonit me homologët europiane, mbahet për të katërtin vit radhazi, në prag të mbledhjes së fundit të këshillit europian për këtë vit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!