Raportohet për shpërthime në urën e Krimesë, të paktën dy të vdekur

schedule07:21 - 17 Korrik, 2023

schedule 07:21 - 17 Korrik, 2023

Një alarm është ngritur në urën e Krimesës, që lidh gadishullin me rajonin e Krasnodarit të Rusisë. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin për shkak të një situate “emergjente” , siç ka bërë të ditur përmes Telegramit guvernatori i saj i vendosu nga autoritetet ruse, Sergei Aksyonov, në orët e para të së hënës.

Agjencia e lajmeve RBC-Ukrainë raportoi për “shpërthime” dhe të paktën dy vdekje në urë, ndërsa Sergei Aksyonov nuk dha detaje mbi situatën “emergjente”. BBC Russian raporton se kalimi i trageteve që shkon paralelisht me urën është mbyllur, ndërsa thuhet se trafiku i trenave mund të ndikohet.

Ministria ruse e transportit ka thënë se shpërthimi nuk ka dëmtuar mbështetësit e urës dhe se vetëm sipërfaqja e rrugës është prekur. Kjo nuk është hera e parë që dëmtohet ura. Në tetor 2022, si pasojë e një shpërthimi, dy gjysmë seksione të seksionit të saj rrugor u shembën dhe u dëmtua binarja hekurudhore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!