Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së fundit janë raportuar 10 vdekje të reja nga COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 432.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar 724 testime dhe 96 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 9.249.