“Ramushi rrahu Anitën, ajo përfundoi në spital”, reagon prokuroria e Kosovës

schedule15:08 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:08 - 7 Tetor, 2020

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar lidhur me lajmin që po qarkullon në media, ku Ramush Haradinaj ka rrahur dhe ka bërë për spital bashkëshorten Anita Haradinaj.

Prokuroria bën të ditur se nuk ka pranuar ndonjë informacion nga Policia e Kosovës lidhur me këtë ngjarje.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk ka pranuar ndonjë informatë nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërsa, Policia e Kosovës nuk është deklaruar akoma për rastin.

Kujtojmë që më hërët, reagoi vetë Anita, e cila mohoi gjithçka duke u shprehur se kanë 17 vite që janë të lumtur së bashku.

LEXO EDHE: U përfol se Ramushi e rrahu dhe e bëri për spital, reagon për herë të parë Anita Haradinaj

“Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhune. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”, sqaroi ndër të tjera ajo. l.k/abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!