Thuajse 3 miliard kafshë janë vrarë apo lënduar rëndë gjatë zjarreve pyjore që përfshinë Australinë në vitet 2019-2020.
Shkencëtarët tregojnë për herë të parë shkallën e impaktit që kanë pasur zjarret në jetën e egër në vend.
Të paktën 143 gjitarë, 180 milion zogj, 51 milion bretkosa dhe 2.5 miliard zvarranikë janë prekur nga zjarret që shkrumbuan gjithçka rreth e qark kontinentit, raporton The Guardian, përcjell Abcnews.al
Jo të gjitha këto kafshë janë vrarë nga zjarri apo i nxehtë, por shkencëtarët thonë se shanset për mbijetesë të atyre që kanë mbetur kanë qenë të vogla. Kjo për shkak të urisë, dehidratimit, apo edhe prej sulmeve nga grabitqarë, shumica mace, që pasuan.
Një raport i përkohshëm bazuar në punën e 10 shkencëtarëve nga pesë institucione, të porositur nga Fondi Botëror i Natyrës, sugjeron se numri i fataliteteve prej zjarreve shkon shumë më shumë sesa një vlerësim i mëparshëm i më shumë se 1 miliard kafshëve të vrara.
Dermot O’Gorman, shefi ekzekutiv i WWF-Australi, tha: “Është e vështirë të mendosh për një ngjarje tjetër kudo në botë në kujtesën e gjallë që ka vrarë ose shpërngulur kaq shumë kafshë. Kjo renditet si një nga fatkeqësitë më të rënda të jetës së egër në historinë moderne.” /abcnews.al/