Raporti shqetësues nga OBSH, Meta kërkon zgjidhje për numrin e mjekëve në vend

schedule10:12 - 24 Gusht, 2020

schedule 10:12 - 24 Gusht, 2020

Presidenti Ilir Meta i është referuar raportit të OBSH-së, sipas të cilit Shqipëria numëron një numër të vogël mjekësh në raport me popullsinë në rajon duke theksuar se shifrat janë problematike.

“Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor.

Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar”, thekson Meta.

Postimi i plotë i Presidentit Meta
Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor.

OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj.

Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme.

Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor.

Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.

Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor. ??

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!