Raporti përfundimtar për Metën, Hyseni: Thirrje të hapura kundër maxhorancës, nxiti konflikt

schedule12:12 - 28 Maj, 2021

schedule 12:12 - 28 Maj, 2021

Alket Hyseni, kreu i Komisionit Hetimor i ngritur për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta ka prezantuar në mbledhjen e sotme raportin përfundimtar.

Hyseni theksoi ndër të tjera se kreu i shtetit ka bërë thirrje të hapura kundër mazhorancës. “Meta me thirrje të hapura kundër maxhorancës. Nuk ka moderuar konfliktin por e ka nxitur,” tha ai.

“Komisioni Hetimor i është drejtuar president për kërkesën për informacion për dekorata e akorduara. Institucioni i presidentit ka kthyer përgjigje dhe ka bërë me dije se informacion e kërkuar gjendet në faqen zyrtare. Komisioni në mbledhjen e datës 14 maj miratoi planin paraprak të hetimit sipas kushtëzimeve të ligjit. Sipas planit të hetimor detyra e komisionit është verifikimi i ushtrimit të kompetencave të Presidentit. Komisioni me vendimin e ndërmjetëm caktoi dy ekspertë ligjorë të cilët pasi morën detyrën paraqitën raportet e tyre në mbledhjet e datës 21. Për sa i përket informacionit të klasifikuar sekret shtetëror Komisioni zbatoi ligjin, duke pajisur të gjithë anëtarët me certifikatën e sigurisë.

Komisioni ka përcjellë shkresë presidentit për tu paraqitur në datën 18. Presidenti ka përcjellë shkresën ku ka njoftuar se në datën 17 maj ishte në Slloveni dhe për shkak të këtij angazhimi ishte i pamundur të paraqitej. Komisioni i nisi një shkresë tjetër duke i lënë një periudhë deri në 24 maj. Në mungesë të një përgjigje Komisioni thirri përsëri presidentin me shkresë të datës 21 maj. Përsëri një shkresë e kabinetit ku e konsideron të ezauruar dhe presidenti ka shprehur qartë vullnetin e tij, duke ngritur pretendimin për legjitimitetin e komisionit. Presidenti nuk u paraqit. Komisioni zhvillo debat mbi provat. Në datën 26 komisioni doli në përfundimin e hetimeve. Brenda shtatë ditëve do t’ja paraqesim seancës.

Kemi shfrytëzuar opinionet e Venecias, vendimet e gjykatës kushtetuese, një tërësi aktesh ligjore që kanë shërbyer si referencë për hetimin. Komisioni ka pasur si detyrë nëse këto akte janë shkelje të kushtetutës. Në cdo rast presidenti nuk duhet ti referohet ndonjë anësie politike të caktuar,” deklaroi Hyseni. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!