Raporti për lirinë e medias, reporteri për Shqipërinë në PE: Anuloni paketën ligjore e miratuar në dhjetor

schedule16:17 - 22 Prill, 2020

schedule 16:17 - 22 Prill, 2020

Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega këtë të mërkurë i ka bërë thirrje qëverisë shqiptare që të  i anulojë paketën ligjore për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.

Lega përmes një postimi në Twitter duke iu referuar raportit të Reporterëve pa Kufi ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës, thekson se në Shqipëri është përkeqësuar liria e medias.

“Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, shkruan Lega./abcnews.al