Raporti për lirinë e medias, Basha: Nismat e qeverisë përkeqësuan renditjen e Shqipërisë

schedule19:12 - 21 Prill, 2020

schedule 19:12 - 21 Prill, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për renditjen e lirisë së medias në Shqipëri në indeksin e raportit të “Gazetarëve Pa Kufij”.

Basha thotë se rënia e Shqipërisë në këtë raport ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për censuruar fjalën e lirë, duke ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin.

LEXO EDHE: Meta apel qeverisë: Liria e të shprehurit, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri demokratike

“Shqipëria është përkeqësuar dhe ka rënë më poshtë në indeksin e lirisë së medias! Kjo ka ardhur si pasojë e nismave të qeverisë për të censuruar fjalën e lirë e ushtruar presion ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe abuzimet me fondet publike.

Ai që ka frikë nga fjala e lirë është armik i demokracisë. Ai që përditë nëpërkëmb dhe ofendon gazetarët, duke kërcënuar ata që mendojnë ndryshe e denoncojnë aferat korruptive, ai përditë largon gjithnjë dhe më shumë vendin dhe shqiptarët nga standartet europiane.

Censura, dhuna dhe autocensura në një vend që pret për antarësim në Bashkimin Europian, i shtohen panoramës së hidhur të krimit dhe korrupsionit që kjo qeveri servir në tryezën e ligjvënësve europianë”, shkruan Basha.