Raporti: Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

schedule20:53 - 12 Gusht, 2020

schedule 20:53 - 12 Gusht, 2020

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Raporti thekson se për shkak të pandemisë, të rinjtë në Shqipëri janë më të varfër, më të dhunuar dhe në gjendje ekonomike më të mjerë se një vit më parë.

“Pandemia shtoi kriminalitetin, papunësinë, dhunën dhe varfërinë tek të rinjtë në Shqipëri“ – thuhet në raport, i cili bazohet në një pyetësor kombëtar me të rinjtë, i zhvilluar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të Shqipërisë për shkak të pandemisësë Covid-19.

Sipas këtij pyetësori, afro 50 e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë, mbi 90 për qind pohuan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë mbylljes së detyruar. Anketa zbuloi se gjatë karantinës mbi 60 për qind e të rinjve pohuan dhunën e shtuar në familjë, dhe mbi 80 për qind thanë se viktimat kryesore të dhunës ishin vajzat dhe gratë

Sipas Raportit, Shqipëria ka mbi 66 mijë të rinj dhe të reja nga 15 – 29 vjeç, të cilët përbëjnë mbi 23 për qind të popullsisë, por gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140 mijë të rinj e të reja.

“Raporti i tretë Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020” evidenton e problemet e të rinjve dhe informon publikun dhe institucionet shtetërore, me të cilët kemi këruar vazhdimisht një dialog të qëndrueshëm për të ndërtuar politika dhe programe sipas nevojave të të rinjve” – thotë Klaudio Pulaha, një nga autorët e studimit.

Papunësia e të rinjve mbetet një sfidë kryesore e të rinjve, ndërsa mbi gjysma e tyre pohojnë në anketë se nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional, por të rinjjtë e diplomuar vuajnë papunësinë më të madhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm dhe 12,3 % me arsim të lartë vujanë papunësinë gjatë vitit 2019.

Krahas anketës, raporti përmban edhe statistika nga institucionet shtetërore. “Kriminaliteti i të rinjve në Shqipëri, sipas ministrisë së drejtësië, zë 36 për qind të gjithë krimeve të ndodhura në Shqipëri.

Mesatarisht 3 vajza në ditë denoncojnë dhunën në familje; sipas INSTAT, mbi 1044 vajza dhe gra denoncuan dhunë në familje pranë policisë së shtetit vitin e shkuar.VOA