Raporti: Netanyahu i kërkoi Biden t’i ushtrojë presion Egjiptit që të pranonte refugjatët palestinezë

schedule11:39 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 11:39 - 22 Dhjetor, 2023

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden në fillim të luftës Izrael-Hamas, që të ushtronte presion mbi Egjiptin për të pranuar refugjatët nga Gaza, sipas një raporti.

Netanyahu e pyeti Biden nëse Kajro do të merrte civilë për kohëzgjatjen e konfliktit, por u kundërshtua nga presidenti amerikan, shkruan The Washington Post. Raporti është i paverifikuar.

Egjipti nuk i ka hapur gjerësisht kufijtë e tij mes raporteve se qeveria atje është e kujdesshme ndaj Izraelit që nuk i lejon mijëra njerëz të zhvendosur të kthehen në Gaza pas luftës, duke i lënë ata të bllokuar në Egjipt.

Megjithatë, Egjipti ka pranuar palestinezët e plagosur rëndë, duke përfshirë një numër foshnjash të lindura para kohe, pasi inkubatorët e tyre u fikën në spitalin al Shifa për shkak të mungesës së karburantit.

Qeveria egjiptiane ka qenë gjithashtu e rëndësishme në sigurimin e ndihmës për Gazën, e cila udhëton përmes pikës së saj kufitare në Rafah – dhe në ndihmën për të ndërmjetësuar marrëveshjen e fundit të armëpushimit së bashku me Katarin.

Bisedimet janë duke vazhduar midis liderëve të lartë nga Izraeli dhe Hamasi në Kajro për një marrëveshje të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!