Raporti me Mourinhon, Dele Alli: Ishte faji im, mësova shumë nga Jose

schedule13:19 - 5 Korrik, 2021

schedule 13:19 - 5 Korrik, 2021

Dele Alli kishte një raport të komplikuar me Jose Mourinhon. Portugezi i famshëm, i cili tashmë ka marrë drejtimin e Romës, ishte trajner i Tottenham gjatë periudhës nëntor 2019-prill 2021. Vetëm 233 minuta aktivizim për mesfushorin anglez me Moun në pankinë.

“Special One” u ankua disa herë që Dele Alli nuk kishte motivimin e duhur në seancat stërvitore. Në prononcimin e dhënë për Goal.com, lojtari tregohet i sinqertë, nuk fajëson askënd përveç vetes dhe ka fjalë të mira për Nuno Espirito Santo, trajnerin e ri të Spurs.

I vetmi fajtor jam unë. Duhet të isha në atë nivel që ai ta kishte të vështirë të më linte jashtë loje. Unë nuk fajësoj askënd tjetër përveç vetes. Ishte një eksperiencë e madhe të punoja me Mourinhon, kam mësuar shumë prej tij.

Trajneri i ri? Nuno Espirito Santo ka zhvilluar një punë të shkëlqyer te Wolves. Mezi po pres të takohem, të bisedoj dhe të punoj me të. Ai është një trajner i madh, ndërsa unë dua të zhvilloj një nga sezonet më të mira të karrierës.

Dua të rikthehem në formën që kam pasur vite më parë. Kam punuar shumë fort gjatë pushimeve“, deklaron 25-vjeçari, i cili e mbyll komentin e tij me CR7. “Unë mendoj se të gjithë në futboll idolizojnë dhe respektojnë punën që bën Ronaldo“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!