Raporti i WSJ: Rreth 50 mijë ukrainas kanë humbur gjymtyrët në 17 muaj luftë

schedule14:44 - 2 Gusht, 2023

schedule 14:44 - 2 Gusht, 2023

Në 17 muajt e luftës në Ukrainë, rreth 50,000 ukrainas kanë mbetur të paaftë, duke humbur gjymtyrët e poshtme ose të sipërme, shkruan gazeta amerikane The Wall Street Journal.

Artikulli thekson se numri i amputimeve tashmë të kujton Luftën e Parë Botërore, duke theksuar se dhjetëra mijëra vlerësohet se kanë humbur gjymtyrët nga fillimi  i luftës, një numër që nuk është parë në konfliktet e fundit të armatosura në Perëndim.

Raporti i WSJ thekson se numri aktual mund të jetë më i lartë sepse protezat kërkojnë kohë dhe disa nga të lënduarit presin t’i nënshtrohen procedurave të amputimit për javë apo edhe muaj pas lëndimeve të tyre.

Ndër të tjera, kostoja e gjymtyrëve të amputuar arrin deri në 50,000 euro, ndërsa autoritetet ukrainase i paguajnë çdo ushtari të plagosur 20,000 euro, ndërsa qytetarët e plagosur nuk kanë mundësi kurimi dhe detyrohen t’u drejtohen organizatave bamirëse.

Sipas vlerësimeve të njërës prej këtyre organizatave, Fondacionit Houp, i cili ka selinë në Kiev, numri i ukrainasve që kanë pësuar lëndime të rënda gjatë luftës arrin në 200,000 njerëz.

Nga këto 20,000 duhet t’i nënshtrohen amputimeve. Të dy autoritetet e Ukrainës dhe Rusisë fshehin të dhënat në lidhje me humbjet e personelit të tyre ushtarak.

/abcnews.al