Raporti i “Together for Life”, Koduzi: Konfirmon akuzat e PD, ’Rama përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët

schedule11:50 - 12 Shkurt, 2022

schedule 11:50 - 12 Shkurt, 2022

Partia Demokratike ka reaguar për raportin e “Together for Life. Koordinatori për Shëndetësinë në selinë blu, Gazment Koduzi përmes një deklarate për shtyp u shpreh se ky raport konfirmoi akuzat e PD-së.

Në raport theksohet se mbi 55% e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 në shëndetësi kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë. Sipas Koduzit, Rama përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët.

Deklarata e plotë:

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kursyen as pandeminë për të vjedhur shqiptarët përmes tenderëve dhe koncesioneve korruptive.

Shqipëria renditet sot si vendi më i korruptuar i Europës sipas Raportit të Transparency Internacional.

Nga premtimi për shëndetësi falas, në fakt shëndetësia u kthye në gropën e zezë të korrupsionit e cila ka detyruar shqiptarët të paguajnë nga viti në vit edhe më shumë para nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore.

Në një raport të fundit të Organizatës Together for Life theksohet se mbi 55% e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 në shëndetësi kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë. Edhe aty ku u përdor garë e hapur ajo nuk ishte rale pasi kriteret u përpiluan për të favorizuar kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.

Që nga fillimi i pandemisë autoritet shëndetësore zhvilluan 198 procedura prokurimi mbi përballimin e Covid-19 me vlerë mbi 35 milionë euro. Gjysma e tyre, u bënë vetëm me një operator konkurrues, të cilët përfituan në fondin limitNga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime me materiale, që kishin lidhje me pandeminë, nga të cilat 11 kompani, ishin sekrete, procedurë e cila i mundëson qeverisë të mos bëjë transparencë e parave e të fshehë abuzimin.

Në raport veçohet prokurimi i drejtpërdrejtë për blerjen e 54 respiratorëve me 1.1 milionë euro, nga të cilat një kompani fituese e kontratës sekrete solli vetëm 5 respiratorë.

Abuzimi me tenderët e shëndetësisë paraqitet edhe në raportin e Transparency International ku theksohet se qeveria ka përdorur pandeminë e Covid-it si pretekst për të mos dhënë informacion për shpenzimet publike e po kështu edhe FMN-në thotë se prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

Korrupsioni dhe abuzimi me tenderët ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për institucionet ndërkombëtare.

Gjykata Europiane e Auditit ka theksuar se në Shqipëri 30% e tenderëve publikë janë të paracaktuara.

Ne i bëjmë thirrje SPAK të hetojë tenderët korruptiv të qeverisë të cilat po pamundësojnë gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe po i varfërojnë ata.

Askush nuk habitet sot se si Rama vjedh shqiptarët me tenderë e koncesione

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!