Raporti i DASH, Karamuço: Nxin Shqipërinë, korrupsioni fenomeni që duhet luftuar

schedule19:26 - 13 Prill, 2022

schedule 19:26 - 13 Prill, 2022

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë.

Karamuço tha se raporti nxin Shqipërinë, por ajo që është më shqetësuese është se përmenden të njëjtë fenomene shqetësuese që na janë thënë përgjatë viteve, si censura, korrupsioni por dhe politizimi i Policisë së Shtetit.

Sipas tij ajo që është më shqetësuese mbetet korrupsioni që ka kapur drejtësinë por edhe kriminalizimi i Policisë së Shtetit.

Pjesë nga biseda:

Karamuço: U konstatua se jemi përballë një media se nuk është shumë e pavarur, të trajtimi9t pa status të gazetarit, kërcënime dhe shantazh në vendin e punës. Janë analizuar edhe disa raste të tilla qoftë dhe me portalet, sanksionet e qeverisë, dhe ata janë kundër kësaj.

Xhokaxhi: Mund të konsiderohet raporti më i keq?

Karamuço: Është një raport degradues. Që do të thotë se edhe në rastet kur SHBA përsërit fenomenin dhe ti nuk merr masa për të ndryshuar, për të reduktuar fenomenet shqetësuese.

Xhokaxhi: Korrupsioni i përhapur masivisht?

Karamuço: I përhapur masivisht në të gjitha degët e qeverisjes.

Xhokaxhi: Çfarë konstatohet më konkretisht?

Karamuço: Nuk kemi ende një plan masash konkret për të reduktuar këtë fenomen. Ndëshkueshmëria e zyrtarëve të nivele të larta,. Sivjet kanë filluar dy rekorde. Aty është ngritur një kambanë alarmi, që nivelet e larta janë të pandëshkueshëm, kjo kulturë është kultivuar ndër vite.

Xhokaxhi: Policia me lidhje kriminale?

Karamuço: Kjo ishte shumë e rëndë,. Kjo ishte degraduese. Kjo ishte përkeqësuese. Policia ka qenë e përfshirë në nepotizëm, klientelizëm, apo dhe për të përmbushur detyra politike.

Xhokaxhi: Vërejtje ka patur për policinë, por jo kaq shumë?

Karamuço: E ka për Policinë e Shtetit dhe kjo është shqetësuese. Qeveria duhet ta lexojë këtë raport, pasi një gjë e tillë na njollos shumë.

Xhokaxhi: Gjyqësori i ndikuar politikisht?

Karamuço: Ata e kanë shpjeguar çështjen e reformës në drejtësi, megjithatë ky ëhstë një togfjalësh që unë kam mbi 10 vjet që e lexoj në Raportin e DASH, që është i korruptuar dhe politik. Ne kemi persona që po i largojmë dhe po na largohen nga vettingu, por nuk kemi asnjë rast se në çfarë mase po ndohin këto. Ne kemi disa gjyqe që në deklarata politike ku anatemohet gjyqësori.

Xhokaxhi: SPAK përmendet në raport?

Karamuço: SPAK përmendet si risi por me pozitivitet. Ky raport ka ngritur pritshmëri shumë të madhe për SPAK.

Xhokaxhi: 900 mijë votues që u janë ekspozuar të dhënat personale?

Karamuço: Kjo është një problematikë shumë e madhe, vetëm ne nuk e kemi marrë vesh akoma. Nuk kemi ende masa se si duhet të rehabilitohen 900 mijë persona, pasi ju janë marrë të dhënat personale.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!