Dispozitat në ligjin për Policinë e Shtetit që e lejonin atë të përgjonte masivisht qytetarët pa autorizim paraprak të gjykatës kanë tërhequr vëmendjen e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”.
Në raportin e saj vjetor për 154 shtete, në kapitullin për vendin tonë “Amnesty International” shkruan; “Ato dispozita u gjetën jo kushtetuese pasi vendosën kufizime të paligjshme në të drejtën e privatësisë.”
Anulimi i tyre erdhi korrikun e vitit të shkuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky nuk është i vetmi problem për të cilin “Amnesty International” shkruan në kapitullin për vendin tonë.
Sa i përket privatësisë organizata ndërkombëtare kthen vëmendjen tek skandali i nxjerrjes së të dhënave të 900 mijë shqiptarëve në zgjedhjet e fundit.
“Në fillim të prillit, një bazë e paligjshme e të dhënave që mbante informacione personale të rreth 900,000 qytetarëve dhe e përdorur nga Partia Socialiste për qëllime elektorale u zbulua disa ditë para zgjedhjeve. Gjithsej 162 qytetarë paditën Partinë Socialiste për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.”, shkruan në raport “Amnesty International”.
Organizata ndërkombëtare vë në dukje gjithashtu se në dhjetor dy baza të tjera të dhënash shkaktuan zemërimin publik.
Ato mbanin informacione për pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi për më shumë se 600,000 taksapagues.
“Shqetësime u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve.” shkruan organizata ndërkomëtare.
Me rëndësi “Amnesty International” sheh dhe rimbursimin për Covid 19 sipas së cilës numri i të infektuarve ishte shumë më i madh se paketat e trajtimit vënë në dispozicion për to.
Reforma në drejtësi sipas organizatës ndërkombëtare vazhdoi ngadalë ndërs dhuna ndaj grave mbetet problem.
“Deri në fillim të dhjetorit, ishin lëshuar 2754 urdhra mbrojtjeje, por ishin zbatuar keq”, shkruan “Amnesty International” që thekson gjithashtu se 16 gra u vranë, një pas seancës se divorcit
“Amnesty International” mbyll kapitullin për vendin tonë me 866 afganët që mbërritën në Shqipëri në gusht dhe morën statusin e mbrojtjes së përkohshme për një vit.
/abcnews.al

