Një gjeneral i lartë rus ishte në dijeni të planeve të Yevgeny Prigozhin për të nxitur një rebelim, sipas zyrtarëve amerikanë, duke sugjeruar se shefi i Wagner priste mbështetje nga ushtria ruse.
Zyrtarët, të cituar nga Neë York Times në një raport, thanë se po përpiqeshin të mësonin nëse gjenerali Sergei Surovykin, ish-komandanti i lartë rus në Ukrainë, ndihmoi në planifikimin e veprimeve të Prigozhin fundjavën e kaluar, të cilat ishin kërcënimi më dramatik për presidentin Vladimir Putin në 23 vitet e tij në pushtet.
Gjenerali Surovikin është një udhëheqës i respektuar ushtarak që ndihmoi në forcimin e mbrojtjes në të gjitha linjat e betejës pasi Ukraina kundërsulmoi vitin e kaluar, sipas analistëve.
Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se kishte indikacione se gjeneralë të tjerë rusë mund të kenë mbështetur gjithashtu përpjekjet e Prigozhin.
Sipas raportit, Prigozhin mund të ketë dashur të ndryshojë me forcë udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët amerikanë thanë se ai nuk do të kishte nisur rebelimin e tij nëse nuk do të besonte se të tjerët do ta ndihmonin.
/abcnews.al