Raporti: Evropa rrit shpenzimet për mbrojtjen, por ende mbështetet te SHBA

schedule17:07 - 8 Nëntor, 2024

schedule 17:07 - 8 Nëntor, 2024

Një raport i ri thekson boshllëqet e rëndësishme në mbrojtjen e Evropës, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e një presidence të dytë të Trump në aleancën e sigurisë së NATO-s dhe mbrojtjen transatlantike.

Një studim i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike me qendër në Londër zbuloi se forcat e armatosura evropiane vazhdojnë të mbështeten në SHBA për të prodhuar dhe furnizuar armë kyçe, shkruan BBC.

Shpenzimet e mbrojtjes në shtetet evropiane të NATO-s ishin rritur me pothuajse 50% midis 2014 dhe 2024. Rritja e konsiderueshme në shpenzimet e mbrojtjes në vitet e fundit është një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Studimi thotë gjithashtu se anëtarët evropianë të NATO-s tani po prodhojnë më shumë nga pajisjet e tyre ushtarake, ku gjysma e shpenzimeve shkon për sistemet e prodhuara në Evropë dhe 34% për ato të prodhuara në SHBA./abcnews.al