Raporti: 630 mijë viktima në vit si pasojë e ndotjes së ajrit

schedule15:57 - 8 Shtator, 2020

schedule 15:57 - 8 Shtator, 2020

13 për qind e vdekjeve në Bashkimin Europian kanë të bëjë me ndotjen e ajrit. Të dhënat vijnë nga një raport i Agjencisë Europiane të Ambientit, për të cilën dhe kriza aktuale shëndetësore e krijuar nga koronavirusi tregon se sa e domosdoshme është të përshpejtohet sensibilizimi për lidhjen mes ambientit dhe shëndetit, raporton skytg24

Në raport theksohet se emergjenca e agjentëve patogjenë zoonotikë është e lidhur me përkeqësimin e ambientit dhe ndërveprimit mes njeriut dhe kafshëve në sistemin ushqyes. Europianët sidomos janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj rreziqeve ambientale si ajri, zhurma dhe ndotja kimike.

 

 

Në 27 vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe, në vitin 2012  – që janë regjistruar dhe të dhënat e fundit, janë shënuar 630 mijë viktima nga ndotja e ajrit, transmeton abcnews.al

Kryesisht si pasojë e kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, këto vdekje mund të parandalohen nëse eliminohen rreziqet ambientale të dëmshme për shëndetin.

 

 

Sipas raportit, i cili bazohet në të dhënat e AEA dhe OBSH-së, ndotja e ajrit mbetet kërcënimi kryesor mjedisor për shëndetin në Europë, me rreth 400,000 vdekje në vit.

Në 2018, u regjistruan 379,000 viktima nga një milion në fillim të viteve 1990. Në Itali, përqindja e vdekjeve nga ndotja e mjedisit tejkalon 12% të totalit, me Danimarkën dhe Suedinë me 10% dhe Rumaninë me 19%, transmeton abcnews.al

 

“Njerëzit më të varfër janë të ekspozuar ndaj ndotjes dhe kushteve ekstreme të motit, sipas raportit. Kjo ka të bëjë me vendin ku ata jetojnë, punojnë dhe vazhdojnë studimet, shpesh në zona të papërshtatshme dhe në periferi”

E dhëna pozitive ka të bëjë me cilësinë e jashtëzakonshme të ujit në më shumë se 85 për qind të deteve dhe se 74 për qind e ujit të pijshëm në zonat e nëndheshme ka një gjendje të mirë kimike, transmeton abcnews.al

 

AEA gjithashtu ka një analizë fillestare të studimeve mbi Covid-19 dhe smogun. Megjithëse ka “prova të para” të një korrelacioni midis vdekshmërisë së lartë të koronavirusit, ndotjes së ajrit dhe varfërisë, AEA thekson se studimet e kryera deri më tani kanë “një seri kufizimesh të konsiderueshme, kështu që rezultatet duhet të interpretohen me kujdes”, dhe sigurisht nevojiten  kërkime të reja, transmeton abcnews.al

 

Sipas agjencisë, për të përmirësuar shëndetin dhe mjedisin në Europë është e nevojshme të shfrytëzohen hapësirat e gjelbërta, vendet ku mund të praktikojmë aktivitetin fizik, dhe ambientet larg zhurmave.

 

Sipas agjencisë, për të gjetur një zgjidhje për problemin duhet të reduktohet qarkullimi i automjeteve dhe konsumi i mishit. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!