Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë prezantimit të raportit vjetor në KLP u ndal edhe tek raportet e Prokurorisë së Posaçme me Policinë e Shtetit. Dumani tha se SPAK ka angazhuar ji pak herë oficerët e Policisë së Shtetit në çështje të caktuara hetimore. Kreu i SPAK tha se marrëdhëniet janë të mira, por ka vend për përmirësim.
“Raporti me Policinë e Shtetit është i mirë, ne bashkëpunojmë me ta në fazën e ekzekutimeve të vendimeve penale patjetër, por edhe gjatë hetimit paraprak. Jo në të gjitha çështjet, por ka çështje që ne i kemi angazhuar oficerët e policisë së shtetit në kryerjen e hetimeve të çështjeve që ne ndjekim. Ka vend për t’u përmirësuar, siç rezulton edhe nga hetimet tona ne kemi pasur procedime penale në të cilët janë hetuar apo arrestuar punonjës të Policisë së Shtetit kryesisht për lidhjet me krimin e organizuar, që janë pjesë e krimit të organizuar. Po flasim për funksionarë të mesëm apo të lartë të Policisë së Shtetit, të përfshirë në krim të organizuar apo siç ka pasur raste edhe të kolegëve tanë prokurorë, apo edhe gjyqtarë. Po patjetër thashë që janë proceduar penalisht oficerë të Policisë së Shtetit për vepra të ndryshme penale, qoftë për krim të organizuar, qoftë për vepra të tjera. Kjo nuk bën pis gjithë Policinë e Shtetit, sigurisht që ka djem dhe vajza të mirë profesionalisht dhe me integritet dhe që përpiqen të ushtrojnë detyrat me përgjegjshmëri. Kemi një bashkëpunim të mirë, por që ka nevojë për bashkëpunim si çdo kund”, tha Altin Dumani./abcnews.al