Ranocchia me krenari: I lumtur për çfarë kam arritur tek Interi

schedule10:36 - 30 Maj, 2020

schedule 10:36 - 30 Maj, 2020

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, ndihet i lumtur tek zikaltrit. Në një intervistë për webin e klubit, italiani deklaron se është krenar se çfarë ka arritur tek Interi. Qëndërmbrojtësi ndihet shumë i lidhur me ngjyrat zikaltër, pasi aty ka kaluar dhe pjesën më të madhe të karrierës.

”Këto ngjyra janë pasioni im. Interi gjithmonë do të mbetet në zemrën time. Kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës këtu dhe çdo herë i kujtoj vetes se sa me fat jam që jam pjesë e historisë së këtij klubi”, deklaron mbrojtësi zikaltër.

”Shumë gjëra kanë ndodhur, por mendoj se fakti që unë gjithmonë kam dhënë maksimumin për këtë fanellë më bën pjesë të këtij klubi. Unë kam qenë përherë me Interin në kohë të mira, por dhe kur dhe tifozi më fanatik e braktiste ekipin. Jam shumë i lumtur për çfarë kam arritur dhe që tifozët më përkrahin”, mbyll Rannochia. /abcnews.al