Rankimi i ulët i universiteteve, Sallabanda: Mos shihen vetëm si mësimdhënie, të bëjnë hapin për studim shkencor

schedule10:42 - 24 Janar, 2023

schedule 10:42 - 24 Janar, 2023

Proff. Doc, Kita Sallabanda ishte sot i ftuar në studion “ABC e mëngjesit” ku tregoi problemin me universitetet shqiptare, c’ka sjell si pasojë rankimin e ulët të tyre.

“Kam së paku dy vite që jam përfshirë në proceset e akreditimit, dhe kjo është një temë shumë interesante. Problemi i rankimit të univeristeteve, është një hap shumë i rëndësishëm në Shqipëri.

Para një viti, universitetet shqiptare dolën të vendosura në pozicione jo shumë të mira, madje universiteti i Tiranës, që konsiderohet si më I miri në Shqipëri, ishte poshte me 6 apo 7 vende universitetit të Prishtinës. Kjo bëri që të nxitet një debat i madh, që u kthye edhe në debat në ministrinë e Arsimit dhe kryeministri, dhe u vendos të nisë një proces për të parë se ku janë universitetet shqiptare.

Ka rankime të ndryshme, por rankimi është një cështje cilësie. Universitet nuk janë vetëm mësimdhënëse, janë qëndra shkencore, ky është problemi më i madh i universiteteve shqiptarë, nuk e kanë bërë atë hapin për studim shkencor. Problemi është se nuk njohim deri ku është gjendja aktuale sot në Shqipëri. Kjo ka sjellë që qeveria të marrë një vendim për një grup pune që të di se ku janë universitetet shqiptare, po ashtu edhe studentët, duan të dinë ku të shkojnë, në cilin universitet të shkojnë.” -ushpreh Sallabanda, ndërsa komentoi edhe grevën e pedagogëve në nisje të vitit akademik.

“Profesorët dolën në grevë për cështje politike dhe ekonomike, por nuk ka lidhje me cështjen e rankimit. Cdo njeri ka të drejtë të kërkojë një përmirësim të kushteve të punës. Rankimi në vetvete është një procedurë që rrit konkurimin mes universiteteve.”  -u shpreh më tej Sallabanda.

Ndër të tjera ai theksoi se në rankim shihen të gjithë universitetet në vend, publik dhe privat.

“Janë disa faktorë që ulin rankimin, duke nisur nga niveli i mësim dhënies, kërkimi shkencor, besueshsmëria, etj.” theksoi Sallabanda.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!