Takimi mes Claudio Ranierit dhe Sampdorias ka përfunduar dhe ka një gatishmëri nga trajneri për të pranuar ofertën e shtruar në tavolinë.
Tani i takon klubit të plotësojë kushtet e trajnerit për sa i përket financave të marrëveshjes. Palët duket se janë shumë afër akordit final.
Pas takimit në Romë, drejtorët e Sampit do të darkojnë me përfaqësuesit e trajnerit për të arritur një marrëveshje ekonomike, si dhe kohëzgjatja e saj.
Nëse marrëveshja me Ranierin nuk konkretizohet, alternativa e radhës është ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Italiani është ende i papunë dhe po pret një ofertë nga Serie A.
Këdo të zgjedhë Sampdoria, do të ketë një mision shumë të vështirë, pasi klubi blu e ka nisur sezonin shumë keq dhe reditet në vend të fundit në tabelën e Serie A./abcnews.al