“Rangnick perfekt për Ibrën dhe Maldinin, ju tregoj pse e thërrasin profesori”

schedule22:24 - 11 Korrik, 2020

schedule 22:24 - 11 Korrik, 2020

Ralf Rangnick do të jetë trajneri i ri i Milanit dhe kurioziteti i popullit kuqezi për të parë gjermanin në krye të skuadrës së tyre të zemrës është shumë i madh. Një ish-interist si Jurgen Klinsmann, “zbulon” Rangnick në deklaratën për Rai Sport, teksa thekson se 62-vjeçari nuk do të krijojë probleme me dyshen Ibrahimovic-Maldini.

Rangnick e thërrasin profesor, sepse ai ia del gjithmonë të dhurojë leksione. Nga njëra anë është një lloj arkitekti dhe nga ana tjetër një trajner që gjithmonë dëshiron të bëjë gjithçka në mënyrë të përsosur.

Kur gjërat nuk ecin në mënyrën e duhur, ai fillon e acarohet me veten e vet. Sigurisht që do i duhet kohë për t’u përshtatur me realitetin italian. Në Gjermani është i famshëm për futbollin e tij agresiv dhe presingun lart. Është një tip kokfortë, i cili tenton përmirësimin e gjërave në mënyrën e tij.

Ibrahimovic? Zlatan është shumë i fortë dhe batutat nuk i mungojnë kurrë. Mendoj se nuk do të haste kurrë probleme me Rangnick. E njëjta gjë edhe për Maldinin. Nuk besoj se do të krijohen keqkuptime mes palëve“, thekson Jurgen Klinsmann. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!