Manchester United ka një duel të vështirë kundër Liverpool nesër dhe para mediave ka dalë si zakonisht trajneri Ralf Rangnick.
Gjermani ka elozhe për kolegun e tij te “The Reds”, Jurgen Klopp: “Përpara se Klopp të vinte te Borussia Dortmund ose të fillonte karrierën e tij si trajner i Mainz, ai e zhvilloi klubin. Kjo është ajo që ka të bëjë me drejtimin modern”.
“Ai është një nga më të mirët, nëse jo trajneri më i mirë. Nuk është rastësi ajo që ka ndodhur. Ata morën lojtarët e duhur dhe hoqën qafe lojtarët e duhur, prandaj janë këtu ku janë”…
“Jurgen e ka ndërtuar atë ekip gjatë 6 viteve e gjysmë të fundit. 6 ose 7 nga ata lojtarë kanë qenë lojtarët e mi – ose tanët.
Ne i kemi nënshkruar për klubet tona kur askush nuk i njihte dhe përsëri nuk është rastësi që ky është ndoshta klubi me numrin më të madh të lojtarëve nga ish-klubet tona”. / abcnews.al