Ish-trajneri i Lyonit, Peter Bosz, konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë për trajnerin e ri të Rangers.
Të hënën, klubi skocez njoftoi shkarkimin e Giovanni van Bronkhorst, teksa skuadra u largua nga Celtic në një avantazh prej 9 pikësh, dhe gjithashtu nuk grumbulloi asnjë pikë në fazën e grupeve të Champions League.
Siç u bë e ditur për Daily Express, drejtuesit e Rangers e konsiderojnë Bosz një nga opsionet prioritare për postin, i cili u shkarkua në filim të tetorit nga Lyon.
Më parë, trajneri holandez ka drejtuar Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Ajax. /G.D abcnews.al/