Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar 30 mijë vende të reja pune nëse partia e tij vjen në pushtet.
Haradinaj gjatë një vizite në Prizren ka thënë po ashtu se Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: “Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike”.
Kreu i AAK-së po ashtu ka shtuar se do të rrisin dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.
Postimi i plotë:
Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara.
Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely”, me pronare Monika Margilaj si dhe mishtoren “Xhoshkun” e thertoren “Shantiri” që janë biznese familjare.
Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë. Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.
#ForcaeKosovës RH