Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ramush Haradinaj: COVID-19 kërkon unifikim dhe angazhim të të gjithë instancave shtetërore

schedule15:20 - 18 Mars, 2020

schedule 15:20 - 18 Mars, 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit.

Në rrjetin social “Facebook” Haradinaj shkruan kjo situatë kërkon vigjilencë nga të gjitha institucionet. Ai gjithashtu ka përgëzuar punën dhe mbështetjen e krijuar për qytetarët nga ana e institucioneve duke theksuar se zbatimi i vendimeve është vetëm për të mbrojtur shëndetin.

Statusi:

Situata e krijuar me COVID – 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët.

Kjo situatë kërkon unifikim dhe angazhim të të gjitha instancave shtetërore.

Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.

RH

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!