Ramos, Van Dijk, Chiellini dhe pushime me… Mourinhon: Rrëfehet Morata

schedule17:37 - 19 Prill, 2020

schedule 17:37 - 19 Prill, 2020

Është e pamundur të kuptohet se si Alvaro Morata nuk konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Po, vuajti te Chelsea, por kudo ku ka luajtur, ka qenë i suksesshëm. Një numër i madh trofesh me Real Madridin dhe Juventusin, si dhe ndeshje shumë të mira për Atleticon së fundmi.

Edhe pse nuk merr meritat e duhura, Morata vazhdon të punojë kokulur dhe nën urdhrat e Diego Simeones, ka gjetur formën e tij më të mirë. Në një intervistë të dhënë sot, bomberi spanjoll ka treguar bisedën e parë me Jose Mourinhon në vitin 2010, si dhe zbuloi se kush janë rivalët më të vështirë që ka hasur ndër vite.

“Një ditë para finales së Champions League të vitit 2010, takova Mourinhon. I kërkova të bëjmë një foto, biseduam bashkë. Pastaj në verë, kaluam pushimet së bashku në Marbella. Një ditë, drejtuesit e Real Madridit më morën në telefon dhe më thanë që do të kaloj tek ekipi i parë, pasi kështu iu kishte kërkuar Jose Mourinho.

Serie A? Shkoj shpesh në Itali me gruan time. Në Torino, kam një pjesë shumë të rëndësishme të jetës time. Te Juventusi jam rritur shumë, Chiellini kishte meritë. Ai gjithmonë ishte gati për të më shkatërruar, nuk pyeste fare. Ndërsa me Bonuçin, ishte më ndryshe, i kërkoja që të më kursente disi në stërvitje. Sergio Ramos është shumë i fortë, ndër më të mirët të gjitha kohërave. Ndërsa kundër Van Dijk, është si të luash kundër një mali të lartë”, u shpreh Morata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!