Real Madrid ka humbur me largimin e Sergio Ramos. Kapiteni nuk rinovoi me presidentin Perez dhe u largua si lojtar i lirë nga “Los Blancos” pas 16 viteve.
Kolegu i tij në prapavijën e ekipit të famshëm spanjoll, Eder Militao, flet nga grumbullimi me Brazilin për Kupën e Amerikës rreth lamtumirës së liderit të Realit.
“Është me të vërtetë për të ardhur keq që Sergio u largua nga Real Madrid. Forca që i transmetonte ai grupit ishte e pabesueshme, Sergio është një legjendë.
Nuk gjej dot fjalët të përshkruaj atë që ka bërë ai për futbollin dhe Real Madrid. Kam mësuar shumë prej tij, është një person i mrekullueshëm përveçse një futbollist i madh.
Ai udhëhiqej gjithmonë nga shpirti fitues. Unë vetëm mund t’i uroj suksese të tjera dhe të jetë i lumtur kudo që të shkojë“, deklaroi mbrojtësi brazilian. /abcnews.al