Ramazan Ndreu është larguar nga Kastrioti dhe drejtuesit e klubi krutan kanë emëruar trajner Emiljano Çelën, që kështu largohet nga Besa dhe futbolli i luajtur për një etapë të re në karrierën e tij.
“KS Kastrioti njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Ramazan Ndreu. Pas një takimi të zhvilluar ditën e sotme me presidentin, të dy palët janë dakordësuar për ta mbyllur këtë bashkëpunim.
KS Kastrioti e falënderon teknikun për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron shumë suksese”, njoftojnë krutanët. / abcnews.al