Ramazan Gjuzi merr drejtimin e komisionit parlamentar të Edukimit

schedule10:17 - 21 Maj, 2020

schedule 10:17 - 21 Maj, 2020

Fatjona Dhimitri nuk do të jetë më kryetare e komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit.

Në vend të saj do të jetë Ramazan Gjuzi, emri i të cilit është kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të deputetëve për “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku.

Ky grup ka 13 deputetë dhe rrjedhimisht ka kërkuar një kryetar të grupit Parlamentar të opozitës, ashtu siç ka tre grupi i Myslim Murrizit.

Gjuzi është një ndër deputetët e heshtur të Kuvendit, por u bë i famshëm përmes një gjesti i pahijshëm gjatë njërës së mbledhjeve të komisionit ku ai bënte pjesë ku u kap duke futur gishtin në hundë. /abcnews.al