Në orën 20:45, “bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “Allianz Stadium”, “surprizën” e këtij fillim sezoni, Leçe në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Massimiliano Allegri ka zgjedhur rreshtimin 3-5-2, ku në portë është vendosur polaku Szczesny e para tij në mbrojtje janë Danilo, Bremer e Rugani. Në krahët e mesfushës janë Cambiaso e McKennie, me qendrën që mbulohet nga Rabiot, Locatelli e Fagioli, ndërsa sulmi përbëhet nga Milik e Chiesa.
Në krahun tjetër, tekniku Roberto D’Aversa i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Falcone. Në krahët e mbrojtjes janë Venuti e Dorgu, ndësa në qendër janë vendosur Pongracic e Baschirotto. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe Blin, Oudin e Ylber Ramadani, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Almqvist, Krstovic e Strefezza. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: