Ramadani, “muri” i Italisë/ Mesfushori kuqezi shkëlqen në Apenine, renditet i pari në Serie A për rikuperimin e topave

schedule17:56 - 9 Tetor, 2024

schedule 17:56 - 9 Tetor, 2024

Vështirë të mendohej se do të arrinte deri këtu.

Ylber Ramadani është nga ata futbollistë që i nxjerrin kritikët të gabuar, dhe tregojnë se edhe kur nuk ke talent si Messi apo Demollari, mund të jesh i shkëlqyer.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe “Verdhekuqve” të Lecce është më i miri në Serinë A italiane në një element të rëndësishëm të futbollit, në rikuperimin e topave.

Tepër luftarak, Ramadani ka rikuperuar 60 topa deri tani, duke lënë prapa rivalët, teksa ai që mban vendin e dytë, Lobotka i “Bluve” të Napoli e ka rikuperuar topin 49 herë, dhe të tjerët janë edhe më prapa.

Kjo do të thotë se shqiptari me origjinë nga Maqedonia, dhe i lindur në Gjermani, është përmirësuar në krahasim me sezonin e kaluar, kur ishte në vend të katërt në këtë renditje.

Mesfushori 28-vjeçar ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Serisë A për Lecce deri tani, duke luajtur plot 94 për qind të minutave, teksa ka arritur edhe të shënojë një gol dhe të japë ndonjë asist, ndonëse pozicioni i tij është më i tërhequr në mesfushë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!