Dje ndaj Kosovës ishte në fushë dhe pritet të jetë edhe në dy ndeshjet e tjera. Ylber Ramadani është rikthyer të jetë i disponueshëm për kombëtaren dhe është gati të kontribuojë. Mesfushori i Velje në Danimarkë doli sot në konferencë për shtyp dhe foli rreth grumbullimit dhe dy ndeshjeve të ardhshme.
“Të dyja ndeshjet janë të rëndësishme. Duam vendin e parë dhe duam fitoren e të dy sfidave. Mungesat ndikojnë, por lojtarët që jemi mund të marrim maksimumin për këto dy ndeshje të tjera. Normalisht kam ardhur për të luajtur, por është trajneri ai që e vendos. Për mua ka rëndësi vetëm të jem këtu.
Duhet të qasemi seriozisht dhe ti marrim një nga një. Mund të dalim me rezultat pozitiv në të dy ndeshjet. Këtu ka lojtarë shumë të mirë dhe mbrojtësit e tjerë që kanë ardhur janë shumë të mirë dhe mund t’i zëvendësojnë pa problem të gjithë ata që mungojnë.
Lojtarët që kemi mund të zëvendësojnë gjithkënd. Mund të luajmë me njëri-tjetrin pa problem jemi të lidhur dhe kuptohemi me njëri-tjetrin. Kosova ka ekip shumë të mirë, por unë mendoj se ne luajtëm shumë mirë dje. E morëm seriozisht dhe them se bëmë një ndeshje shumë të mirë”, u shpreh Ramadani. /abcnews.al