Gjilani nuk ka mundur të kualifikohet në turin e dytë të Conference League, pasi në transfertën letoneze është mposhtur me shifrat 3-1.
Të besuarit e Zekirija Ramadanit nuk ia dolët të ruanin avantazhin e ndeshjes së parë të fituar me shifrat 1-0 ndaj FK Liepaja, pasi këtë të fundit eliminuan me rezultat të përgjithshëm 3-2 gjilanasit.
Për skuadrën e Gjilanit arriti të gjente rrugën e rrjetës Krasniqi që do të barazonte golin e shënuar nga vendasit, ndërsa këta të fundit arritën të dërgonin topin në rrjetë edhe dy herë të tjera.
Në këtë mënyrë, fatkeqësisht Ramadani dhe djemtë e tij i thonë lamtumirë Conference League. /f.a/abcnews.al