Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ramadani ‘flirton’ me golin/ Mesfushori shqiptar shkëlqen fort në përballjen Lecce-Lazio

schedule14:33 - 25 Janar, 2026

schedule 14:33 - 25 Janar, 2026

Shpesh e ka lënë shenjën e tij.

Ylber Ramadani është një nga lojtarët më të mirë të Leçes në Serinë A italiane, disa herë shënues I golave vendimtarë që kanë siguruar fitore, madje edhe mbijetesë, dhe këtë gjë po përpiqet ta bëjë sërish.

Mesfushori I kombëtares shqiptare ishte më I miri në fushë në ndeshjen që skuadra puljeze e barazoi 0-0 në fushën e vet ndaj Lacios.



Vetë faqja zyrtare e Serisë A e shpalli Lojtarin e Ndeshjes, diçka që shoku I tij tek Leçe, Medon Berisha, e ka bërë tri herë.

Edhe pse pati një fillim të vështirë në këtë duel, Ramadani u ngjit në “katedër”, siç mund të thuhet, duke qenë “lokomotiva” që shtyu përpara ekipin.

Natyrisht bashkë me të u dalluan edhe të tillë si Zibert apo Kulibali.

Edhe “Skaj Sport” e shpall Lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke I dhënë notën 6.5.

Media kontinentale, “Eurosport”, gjithashtu ka vlerësimin 6.5 duke e përfshirë në garën për Lojtarin e Ndeshjes, ku shqiptari del I dyti me 21 për qind, pas mbrojtësit të Lacios, Romanjoli.

Duke u kthyer tek ndeshja, Leçes I duhej fitorja, ndërsa barazimi e lë në vendin e 17-të me 18 pikë, fare pranë zonës që të zbret në Serinë B.

Mesfushori tjetër kuqezi, Medon Berisha, nuk luajti as këtë ndeshje pasi mbetet I dëmtuar dhe në proces riaftësimi.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!