Ramadani: Analizat fiziko-kimike të ujit në Deçan, në kufijtë e së lejueshmes

schedule20:07 - 12 Korrik, 2021

schedule 20:07 - 12 Korrik, 2021

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani është shprehur se, në bazë të analizave të para në Deçan, qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ramadani ka thënë se janë marrë mostrat e analizimit të ujit të gjashtë fshatrave të Deçanit për të parë arsyet e ankesave të qytetarëve.

“Mostrat janë dërguar për analiza fiziko-kimike dhe pasi janë bërë gati, mostrat kanë rezultuar në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian. Nga analizat bakterilogjike të marra dje, brenda 24 orëve të para, në fshatrat Granaqelë dhe Gllogjan janë shfaqur disa koloni të dyshimta të baktereve koliforne për të cilat nevojitet një hulumtim laboratorik, për të parë mos ka ndonjë infektim gastroinstestinal eventual”.

Lexo edhe: Helmimi i qytetarëve në Deçan, Vjosa Osmani: Rasti të trajtohet me urgjencë, të zbardhen shkaqet

Kreu i IKSHPK thotë se për të parë rezultatet e mostrave të fshatrave  Granaqelë dhe Gllogjan duhet të pritet për disa orë.

“Për të parë rezultatet përfundimtare të këtyre fshatrave, analizat duhet parë edhe gjatë 24 apo 48 orëve të ardhshme.”

Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk i kanë simptomat. Ai thotë se ka edhe banorë tjerë që kanë shfaqur shqetësime të ngjashme, e që nuk kanë konsumuar fare ujin e ujësjellësit të Deçanit.

“Analizat fiziko-kimike nuk kanë kaluar limitet e lejuara.Deri sot ne nuk kemi gjetur kontaminim të ujit. Nuk është e thënë se mund të gjenden dhe hulumtohen për atë gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, deklaroi më tej  Naser Ramadani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!